Real Madrid - Bayern, sot do të zbresin në fushë 1.1 miliardë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2014, 17:50
Plot 1.1 miliardë euro, kaq del gjithsej vlera totale e ekipit të Realit dhe Bayernit të cilët do të ndeshen sot në "Santiago Bernabeu" për gjysëmfinalet e Champions League. Ekipi bavarez i Bayernit vlen gjithsej 534.55 mln euro. Dy lojtarët më të shtrenjtë janë Mario Götze (55 mln euro) dhe Thomas Müller (45 mln euro). Real Madridi ka një ekip, vlera e të cilit shkon në 571.4 mln euro. Dy lojtarët më të shtrenjtë të klubit madrilen janë Cristiano Ronaldo (100 mln euro) dhe Gareth Bale (80 mln euro).Të dhënat janë marrë nga "transfermarket.com"