Dëmtohet Bledi Shkëmbi, rrezikon ndeshjen me Teutën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2014, 14:55
Një lajm aspak i mirë për trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josën në prag të një ndeshje delikate si ajo e fundjavës përballë Teutës.Gjatë seancave të fundit stërvitore, në kampin "bardhekuq" është vënë re mungesa e kapitenit korçar, Bledi Shkëmbit.Stafi mjeksor bën me dije se Shkëmbi nuk ka asgje serioze dhe se shumë shpejt do të vihet në dispozicion të Josës, por nga ana tjetër kapiteni vazhdon të qëndrojë pa stërvitje.Josa po bën gati alternativat për të zvëndësuar Shkëmbin, pavarësisht se ai mund të rikuperohet në kohë.Skënderbeu udhëton në Durrës, dhe luan përballë Teutës. Kur kanë ngelur dhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit, korçarët e shohin veten në krye me +8 pikë larg nga ndjeksit më të afërt.