Bejl dhe Ronaldo në fushë, vendoset vetëm në çastet e fundit

Stafi teknik i Realit të Madridit do të presë deri në momentet e fundit para se të marrë një vendim për prezencën në fushë ndaj Bajernit të Garet Bejlit dhe Kristiano Ronaldos.Bejli mësohet se është me grip dhe për këtë arsye të martën në mbrëmje nuk ka qënë me ekipin, pavarësisht se është i përfshirë në listën e Karlo Ançelotit.Sot në mëngjes ai mbërriti në qëndrën stërvitore të ekipit të tij i shoqëruar nga një infermier.Uellsiani nuk u stërvit me ekipin ditën e hënë për shkak të simptomave, ndërsa dje është stërvitur normalisht megjithëse natën e kaloi në shtëpinë e tij për të qënë më i sigurt në rast se gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej.Ndërkohë Kristiano Ronaldo ka vazhduar stërvitjen normalisht këto ditët e fundit, por ai nuk ka luajtur në asnjë takim që pas dëmtimit që pësoi në takimin e parë çerekfinal ndaj Borusia Dortmundit.Karlo Ançeloti tha në konferencën për shtyp para takimit se do të vendosin vetëm në fund për aktivizimin e Ronaldos.