Bekenbauer: Benzema është lojtari më i rezikshëm i Realit

Presidenti i nderit i Bajernit të Mynihut ka folur për gazetën gjermane “Bild” para takimit që Bajerni luan kundër Realit.“Kajzeri” gjerman ka folur me superlative për sulmin e madrilenëve duke u shprehur se sulmi i Realit është sulmi më i mirë në botë.“Shpejtësia e Bejlit në të djathtë dhe eksperienca bashkë me teknikën e Ronaldos në të majtë do të hapin shumë punë për mbrjtësat tanë.Rafinja i vetëm nuk mund ta mbulojë Ronaldon, ndaj Filip Lahm shpesh herë që nga qëndra e mesfushës duhet t’i vijë në ndihmë krahut për të bllokuar manifestimin e Realit.Ndërkohë Benzema është një futbollist me të cilin nuk i dihet kurrë.Në humbjen 2-0 me Dotmundin ai nuk donte të luante në nivele të larta dhe nuk u paraqit mirë, por nëse dëshiron ai mund të shndërrohet në futbollistin më të rrezikshëm të Realit.”Bekenbauri refuzoi të bënte një krahasim mes Guardiolëa dhe ish-trajnerit Hejnkes.