Mbërrijnë në Madrid 4000 tifozë gjermanë për të mbështetur Bajernin

Bajerni do të ndjejë mbështetjen e fansave të tyre sot në Madrid dhe veçanërisht në “Bernabeu”.Rreth 4000 tifozë gjermanë kanë mbërritur sot në Madrid rreth orës 10:30 të mëngjesit.Që nga momenti i mbërritjes dhe deri në çastet e fillimit të takimit fansat bavarezë do të shëtisin nëpër pikat turistike të qytetit njësoj siç bënë dje 3000 mbështetësit e Çelsit.Ata të cilët nuk janë pajisur ende me biletat e takimit do të kenë mundësi t’i marrin ato në disa vende.Dje në mbrëmje kishin ngelur edhe 500 bileta të pashitura për ta parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit, përveç 94 vendeve të lira në tribunën VIP.Çmimet e biletave variojnë nga 400-900 euro ndërkohë që nga shitjet në internet biletat në tribunën pas bankinave kane arritur të shiten edhe me çmime deri në 4000 euro.