Dita 12 e muajit të 12 të vitit 2012, njerëzia në “gjueti” për të kapur fatin

Nga Evropa deri në Australi dhe nga SHBA në Lindjen e Largët, për të gjithë supersticiozet në bote aktualisht sot është dita e tyrë. Për mijëra njërëz ne botë kjo nuk është një ditë e rastisishme dhe në fakt trajtohet në një mënyrë të veçantë.Dita 12 e muajit të 12 të vitit 2012 është një datë që nuk ndodh shpesh në kohëra dhe në bazë të numerologjisë është një ditë rëndësishme.Si rezultat i kësaj date , jo pak, por mjaft çifte perreth botës kanë zgjedhur këtë ditë të martohen për të patur një jetë me fat.Madje shumë gra u përpoqën të lindnin dhe me cezariane që fëmijët e tyre të jnë më fat ndërsa të tjerë, për shkak të krizës provojnë fatin e tyre duke luajtur në kazino, ata besojnë se do te kenë favorin e fatit me rastin e ditës së "veçante".Sipas CNN, Las Vegas, do të jetë "e përmbytur" në dasma dhe në përgjithësi në SHBA sot janë planifikuar rreth 7500 dasma.Ekspertët numerologë flasin për një ditë me vlerë qe ja vlen të vihen themelet e një biznesi ose të bëni një blerje të rendesishme. Sipas mendimit të tyre, nuk ka rendesi vetëm 12, por fakti qe ajo shumezohet me tre.Për këtë arsye, meqënse numri tre konsiderohet si numer me fat sepse ai i përket planetit Jupiter, i cili ne baze te madhësisë, është prapa Diellit dhe Hënës.Së fundmi , treshi është numri që i korrespondon pasurisë, theksojnë ekspertet dhe kështu besohet se bizneset transaksionet financiare të përfitojnë nga dita.Megjithatë, një datë tjetër e rëndësishme, nuk është shumë larg. Në dhjetor te vitit të ardhshëm do të kemi 11/12/2013, date kjo e cila konsiderohet po ashtu e vecante nga personat qe besojnë në supersticiositet.