Maxhoranca ligj të ri për sportistët elitarë

Maxhoranca do të hartojë një ligj të ri për sportistët elitarë, i cili synon t'i japë fund njëherë e mirë problematikës së tyre. Ligji përfshin sigurimet sociale, bursë në universitete dhe shpërblime për arritjet ndërkombëtare. Kryetari i parlamentit Ilir Meta, ndërsa takoi kampionët europianë të peshëngritjes, tha se qeveria do të mbështesë talentet që ngrenë lart flamurin shqiptar.Gjatë një takimi me ekipin kombëtar të peshëngritjes, kreu i parlamentit theksoi se qeveria dhe institucioni i parlamentit duhet të ketë një vëmendje të veçantë ndaj sportit.Ndërkohë peshëngritësi Erkand Qerimaj është shprehur i gatshëm të arrij të tjera suksese në pedanë dhe pse jo të ngrejë sërish flamurin Shqiptarë edhe në kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Kazakistan.Ndërkohë që Fidel Ylli premtoi se do të ketë një ligj të ri për sportin.