Vuan nga sëmundja e kancerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2012, 11:11
Aktori Ian McKellen, i cili së fundmi ka luajtur në filmin "XMen" ka bërë të ditur se ka rreth 7 vite qe është diagnostikuar me kancer në prostatë. Aktori 73 vjeçar ka treguar se nuk po shërohet, por po ekzaminohet shpesh duke e mbajtur sëmundjen "nën kontroll"."U frikësova shumë kur doktorët më thanë që kisha kancer. Mendova se erdhi fundi për mua, por më thanë që mund ta kontrollojnë", ka thënë McKellen për "The Sun", duke shtuar: "E rëndësishme është që të mos përhapet. Nëse qëndron në prostatë, unë jam në rregull."Aktori 73 vjeçar është i angazhuar me premierat e filmit "The Hobbit", ku premiera e rradhës do të jetë në Londër.