Ja çfarë i bënë Tigrat e Arkanit një kosovari në Bosnjë

Fotoja e një të riu kosovar që keqtrajtohet dhe denigrohet nga dy ushtarë serb të formacionit paraushtarak “Tigrat e Arkanit”gjatë agresionit në Bosnjë-Hercegovinëte 1992 ka bërë xhiron e botës.E përditshmja boshnjake “Oslobodjenje” sjell dhe nje herë në kohë këtë periudhe të errët, duke publikuar dy fotografi ku shihet një shqiptar i Kosovës në Bijeljina të Bosnjës, teksa keqtrajtohet nga dy paramilitarë serb të formacionit paraushtarak “Tigrat e Arkanit”.2         (Në foto: ushtarët serbë ndërsa i hedhin ujë kosovarit për ta sjellë në vete)I riu shqiptar nga Bijeljina, që shfaqet në foto duke u rrahur nga dy ushtarë të Arkanit është kapur para Urbanizmit të dikurshëm në Bijelijini.I riu duket se ka ngjallur kuriozitetin e shkrimtarit dhe gazetarit nga Bijeljinski, Jusuf Trbiq, i cili gjatë këtyre ditëve ka dërguar mesazh bashkëqytetarëve të tij të përpiqen të identifikojnë të riun nga fotografitë e publikuara.1Shkrimtari shkruan se fotografitë janë bërë nga fotoreporteri amerikan Ron Haviv, i cili ka xhiruar në vendin e ngjarjes deri në momentin kur ka arritur Arkani. Më pas atij i janë marrë fotografitë dhe aparati.