Angli / Liverpool vazhdon të fitojë "prek" titullin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2014, 23:14
"Ëndrra" Liverpool duket mëse e vërtetë. Fitorja jashtë shtëpisë kundër Norwich 2-3 i bën "Redsat" të jenë vetëm një hap larg titullit kampion.Sterling me golin e parë dhe pastaj Suarez hapin rrugën për udhëheqësit e Premier ligës. Me rezultatin 0-2 mbyllet pjesa e parë.Pjesa e dytë flet përsëri për Liverpool, të kuqtë arijnë të fitojnë me rezultat të përgjithshëm 2-3 dhe e shohin veten në krye me 80 pikë. Titulli për ekipin e Rodgers është fare pranë.