Itali / Inter fiton në transfertë, mund lehtësisht Parmën

Si duket Interi i Mazzarit po kthehet  në një ekip shumë i zoti transfertë, duke marrë një fitore që i mungonte prej 7 vitesh në “Tardini” të Parmës. Tre pikët e radhës ishin të rëndësishme për zikaltrit që tashmë “blindojnë” vendin e 5-të në klasifikim. pozicion që i kualifikon direkt në Ligën e EuropësParma kishte mundësinë me Kasanon që të ndëshkonte Interin pasi arbitri akortoi një penallti. por në portë ndodhej Handanoviç që edhe falë shtyllës ndaloi penalltinë e 2-të brenda 7 ditëve.Për t'i dhuruar fitoren Interit menduan Rolando dhe Guarin të cilët shënuan secili nga një gol. Në fund të ndeshjesh foli dhe tekniku i Interit Mazzari: "“Morëm një fitore të bukur por jo gjithçka ishte perfekte. Nuk luajtëm shumë mirë dhe u shpërblyem.Tani na presin një sërë takimesh të vështira, Duhet të përqendrohemi dhe të bëjmë detyrën tonë deri në fund". mbylli deklaratn e tij Mazzari.