Spanjë / "Trembet" Guardiola: Reali ka fituar më shumë besim pas fitores së kupës

Trajneri i Bayernit i trembet formës së mirë që po kalon kundërshtari i tij në Champions, Reali i Madridit.“Reali është gjithmonë një ekip i vështirë për tu përballur. Ata do të vijnë në takimin e Ligës së Kampionëve si fitues të kupës së Spanjës dhe me besim në vetvete.Çfarë ndodhi në kupë nuk ka rëndësi sepse ata do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë, njësoj si Çelsi dhe Atletiko.Ndeshja është e rëndësishme për lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë botën. Për këtë shkak gjithçka vështirësohet. Ne po mendojmë për Realin, por momentalisht duhet të përballemi me Braunshvajgun”.Nojer “Ai ka qëndruar pushim në Mynih për të qënë gati për takimin e Ligës së Kampionëve. Po përmirësohet dita-ditës”.