Superliga Shqiptare / Skënderbeu +8 nga ndjeksit, mbyll "çështjen" titull
Mbyllet java e 29-të e Supeliges Shqiptare, Sot u luajtën 4 takime të cilat nga rezultatet që patën pothuajse i vulosën ngjarjet e këtij kampionati.Skënderbeu fiton sot përballë Besës dhe largohet nga ndjekësit më të afërtplot +8 pikë. Nëse me tri humbjet radhazi i dha shkas Kukësit për të shpresuar te ndonjë mrekulli, gjithcka është "shuar" ditën e Pashkëve, pai fitorja e sotme pothuajse mbylli çështjen e titullit.Rreth 5 mijë tifozë të qytetit juglindor e kishin mbushur stadiumin çka tregon se ata kanë lënë pas "merritë" e fundit dhe janë rikthyer përsëri për të mbështetur ekipin.Skënderbeu i është falur golit të Pero Pejic, shnuar në minutën e 54-t ndaj Besës, për të marrë tri pikët dhe fundosur kavajasit. Këta të fundit janë munduar me të gjitha mundësitë për të mos e humbur shansin e fundit për mbijetesë, por nuk ia dolën.Me fitoren e sotme korçarët ecin pa frikë drejt titullit të katërt rradhazi kampion.