Superliga Shqiptare / Luhen sot 4 takime nga java e 29-të
Superilga Shqiptare rikthehet sot me 4 takime mjaft interesante të cilat luhen dhe janë të vlefshme për javën e 29-të te Supeligës.Gara po i afrohet fundit dhe takimet janë gjithnjë edhe më interesante. Në takimet e sotme do të kemi duele si për mbijetesë ashtu dhe per titullin apo dhe zonën "Europë"Në orën 14:00 luhen dy takimet e para. Kukësi udhëton në kryeqytet për t'u ndeshur me Partizanin, ndërsa Lushnja pret në shtëpi FlamurtarinNë orën 16:00 luhet në Laç takimi Laçi- Teuta ku këto dy ekipe "luftojnë" për një vend në Kupat e Europës.Takimi më interesant do të luhet në qytetin e Korçës në orën 17:00 ku Skënderbeu do të presë Besën e Kavajës. Për korçarët janë të ndaluar hapat fals pasi rrezikojnë titullin, nga ana tjetër Besa duhet të fitojë patjetër nëse nuk do të bier nga kategoria.Takime interesante dhe të gjitha për t'u ndjekur.