Superliga Shqiptare / Vllaznia kalon dhe Kastriotin, thuajse e shpëtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2014, 22:57
Një Vllazni e gjitha shkodrane duket se po shkëlqen duke siguruar mbijetesën dhe duke marrë fitoren e 5-të rradhazi në kampionat përballë Kastriotit sot në stadiumin e Krujës.Ndeshja e sotme ka patur plot 6 gola dhe ka qenë një sfidë e hapur, ku djemtë e Haxhiosmanoviç arritën të triumfojnë.“Poker” golash për tri pikë të arta mbijetese, dhe kjo Vllazni duket se nuk ka më vështirësi për të fituar.Golat e ndeshjes u shënuan nga: Doku 22′, Caca 67′ (pen) për vendasit e Kasstriotit dhe Kruja 8′, Tafili 43′, Shtubina 58′, Bushic 82′ për Vllazninë. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 29-të të Superligës Shqiptare