Formula 1 / Mbyllet gara e Kinës, triumfon Hamilton
E treta fitore radhazi për Lewis Hamilton në kampionatin botëror të "Formula 1" në Shanghai.Piloti britanik gjithashtu fitoi "Çmimin e Madh të Kinës", duke dominuar që nga fillimi deri në fund të garës. Ai arriti të kryesonte shumë shpejt duke e rruajtur deri në fund këtë kryesim.I dyti ishte shoku i skuadrës se Hamilton Nico Rosberg dhe i treti Fernando Alonso, me këta 3 pilotë, u plotësua dhe podiumi.Hamilton ka zhvilluar një garë të shkëlqyer dhe në fund ishte i pari me plot 75 pikë në klasifikim.I pari që në këtë klasifikim ndodhet pikërisht shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili ruan ende kryesimin e botërorit për pilotëGarë e madhe për Fernando Alonso i cili e filloi garë nga vendi i pestë dhe në fund përfundoi i treti.Më pak emocionuese gara për një tjetër pilot të Ferrarit, Kimi Raikonen, i cili ka përfunduar në pozitën e njëmbëdhjetë.