Superliga Shqiptare / Laçi mund Teutën në duelin "Europë" vendos Nimani
Laçi fiton sot minimalisht 1-0 përballë Teutës në Laç me një gol të Nimanit. Fitorja i mban në garë bardhezinjtë e Nicës për një vend në Kupat e Europës, ndërsa cdo rezultat tjetër do të komplikonte gjithçka.Motivimi në kampin bardhezi, sikurse e tregoi edhe fusha e blertë, ishte maksimal, ndërsa edhe e kaluara në sfidat me durrsakët në vitet e fundit fliste në favorin e kurbinasveHyrja në stadium e tifozëve ka qenë falas, çka pati ndikimin e vet në numrin e spektatorëve të pranishëm. Për teknikun Nica mungonte kapiteni Vucaj por pavarësisht kësaj laçianët ia dolën duke iu afruar sa më shumë zonës Europë.Me disfatën e kësaj të diele, skuadra durrsake rrezikon të mbetet jashtë Europës. Ajo nuk e superoi dot me sukses të ashtuquajturën “finale e Europës” me një rival direkt për këtë objektiv.