Itali / Juventusit i mjafton Pogba, "bardhezinjë" prekin titullin

Juventus është vetëm një hap larg titullit kampion ne Seria A. Ekipi i drejtuar nga Conte ka mundur sot në shtëpi Bolognan me rezultatin minimal 1-0.Goli i francezit Pogba në pjesën e dytë ka mjaftuar qe Juventus të arrijë të grumbullojë deri në këto momente plot 90 pikë dhe duke qenë shumë afër titullit kampion.Ndjeksit më të afërt qe janë ekipi i Romës ndodhen 8 pikë larg dhe Juventusit vetëm matematika nuk ia lejon të festojë.Nga ana tjetër Bologna mbetet një ekip që rrezikon rënien dhe humbja e sotme ia vështirëson edhe më shumë punët.Në Tornio tashmë tifozët janë duke u përgatitur për festimet, pasi ekipi i tyre duket që shumë shpejt do të kurorëzohet kampion i Seria A