Superliga Shqiptare / Flamurtari fundos Lushnjën, i largohet fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2014, 22:25
Ekipi i Flamurtarit ka arritur një fitore me shumë vlera sot përballë Lushnjës. Edhe pse luanin në transfertë vlonjatët kanë dalë nga kjo sfidë me 3 pikë të plota duke iu larguar përfundimisht fundit të tabelës.Golin e parë bregdetarët e Gjokës e kanë shënuar Abilaliaj i cili ka zhbllokuar shifrat në minutën e 3-të.Ardit Shehaj ka dyfishuar rezultatin për të tijtë, para se Gjoni të ngushtojë shifrat në 2-1 në pjesën e parë.Nijaz Lena është ai që ka vulosur golin e katërt për Flamurtarin, ndërkohë që për t’i dhënë përmasat e goleadës kësaj sfide ka menduar kavajasi Mihani, i cili shënon golin e dytë për Lushnjën.