Spanjë / Atletiko Madrid pret sot Elchen në një sfidë delikate

Po shkon gjithçka më së miri deri në këto momente për Atletikon e Simeones. Sot në mbrëmje ata presin në shtëpi Elchen në një sfidë ku përqëndrimi duhet të jetë në maksimum.Edhe pse favoritë në letër, Atletiko e Madridit sot do do të duhet të përballet dhe me presionin e krijuar ditët e fundit.Ekipi i Simeones është në garë për të fituar dy trofetë e rëndësishëm, Champions League dhe La Liga, dhe do të përpiqet mos bëjë asnjë hap fals.Atletiko e Madridit udhëheq rënditjen e La Ligas me 82 pikë 3 më shumë se Reali i Madridit, ndërkohë nga ana tjetër Elche luan sot mbijetesën.Ndeshja do të fillojë në orën 20:30 dhe është e vlefshme për javën e 34 të La Ligas në Spanjë.