Superliga Shqiptare / Partizani mund Kukësin dhe i shuan shpresat për titull

Partizani i Sampaios merr një fitore tepër të çmuar sot përballë Kukësit, që e lejon këtë ekip të avancojë drejt Kupave të Europës.Skuadra e Partizanit i është falur goleadorit Migen Memelli. Ky i fundit ka kthyer në gol goditjen e dënimit të fituar nga Nexhipi në minutën e 30-të.Pavarësisht humbjes, të besuarit e Starovës, e ruajnë vendin e dytë dhe janë të sigurtë në Kupat e Europës. thjesht nërpresin "endrrën titull".Me 47 pikë të grumbulluara deri tani, Partizani konsolidon pozitat në vendin e tretë, duke pasur tashmë dy pikë më pak se nënkampionët e vendit në fuqi.Ndërsa Kukësi tashmë i gëzohet faktit që janë finalistë të Kupës së Shqipërisë, ku i kanë sytë tashmë, në përpjekje për ta fituar këtë trofe ndaj Flamurtarit.