Festa e Pashkëve, Epitafi i Krishtit udhëton nëpër Shqipëri FOTO

Besimtarët ortodoksë,  por edhe banorë të tjerë,  kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve  për kryqëzimin e Krishtit.Dje pasdite në Tiranë u zhvillua shërbesa dhe procesioni i Epitafit, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit". Ajo u krye nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga episkopë dhe klerikë të shumtë.Me gjithë kohën e keqe, besimtarët mbushen kishat për Shërbesën dhe procesionin e Epitafit!46(Në foto procesioni i Epitafit, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë)Festimet në Korçë- Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë  kishat përkatëse: në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit.Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli  Epitafi i Krishtit,  i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij  Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës. Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit".   Nga pasi ndiqnin gati në heshtje me qirinj të ndezur në duar besimtarët ortodoksë.epitafi korce(Në foto procesioni i Epitafit,  në Korçë) epitafi korce 1Festimet në Berat- Nata e madhe e Pashkëve është festuar mbrëmjen e djeshme në Katedralen e Shën Dhimitrit në qytetin Beratit,i njohur për bashkëjetesën e madhe fetare, ku janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët bashkarishte kanë ndjekur ritet fetare.Ka qënë kryepeshkop Ignati, i cili drejtoi meshen e së premtes së madhe ku asistuan qindra qytetarë dhe besimtare. Kori i kishës sëbashku me besimtarët kanë shëtitur në rrugët me qytetit me Epitafin, që simbolizon vendin e prehjes së Jezu Krishtit, për të pritur mesnatën për ringjalljen e tij.Mitropolia e Hirshme e BeratitMitropolia e Hirshme e Beratit 1(Në foto procesioni i Epitafit,  në Berat)epitafi vloreepitafi vore 1(Në foto procesioni i Epitafit,  në Vlorë)epitafi elbasaneptafi elbasan 1(Në foto procesioni i Epitafit,  në Elbasan)epitafi kavajeepitafi kavaje 1(Në foto procesioni i Epitafit,  në Kavajë)epitafi gjirokaster 1epitafi gjirokaster(Në foto procesioni i Epitafit,  në Gjirokastër)