Arrestohet kanibali në Pakistan, hëngri trupin e foshnjes, policia gjeti kokën

Autoritetet policore në Pakistan kanë arrestuar në provincën Punxhab,një person të dyshuar si kanibal.Muhammad Arif, ështe arrrestuar pasi pas bastisjes së shtëpisë së tij nga oficerët , është gjetur një kokë foshnje.Bastisja e banesës së tij erdhi pas denoncimit të fqinjëve, të cilët ishin ankuar për shkak të erës së keqe që dilte nga kjo shtëpi.Muhammad Arif dhe vëllai i tij ishin liruar vitin e kaluar, pas vuajtjes së dënimit me dy vjet burg lidhur me gërmimet e kufomave nga varret dhe ushqyerjes me to.Për rastin në fjalë, policia tha se Arif i tha policisë se vëllai i tij e kishte sjellë trupin e një foshnje të posalindur nga varret dhe se ata ishin ushqyer me trupin e pajetë.Policia tha se është në kërkim të vëllait të tij, Ferman Ali.