Pas tërmeteve Kili pushtohet nga zjarret, evakuohen banorët, nisin operacionet e shpëtimit FOTO
Duket se Kili nuk po gjen rehat. Pas tërmetit të fuqishëm 8.2 ballë të javës së shkuar, një zjarr i nisur në pyll, i cili më pas i ndihmuar nga erërat e forta, ka shkatërruar e djegur plotësisht mbi 150 banesa në qytetin kilian, Valparasio. Qindra e mijëra persona janë evakuuar nga qyteti, tashmë i pushtuar i gjithi nga flakët e zjarrit.Presidentja e vendit, Michele Bachalet, ka vënë ushtrinë dhe forcat zjarrëfikëse në krye të operacionit të evakuimit, pasi e deklaroi qytetin portual, një zonë katastrofike. Ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht numri i viktimave, por qindra persona kanë përfunduar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.Kryebashkiaku i qytetit, Jorge Castro, bëri të ditur se i gjithë qyteti është evakuuar, prej orësh nuk ka energji elektrike ndërsa duket se flakët do të shkatërrojnë gjithçka pasi nuk po arrihet që zjarri të vihet nën kontroll.Duket se ajo që po e komplikon edhe më shumë situatën, është moti me erëra që nuk e favorizojnë aspak situatën.



