Protesta në Romë, mbi 40 të plagosur dhe të arrestuar

Mbi 40 të plagosur e dhjetra të arrestuar, e dhjetra të tjerë të denoncuar. Është ky bilanci i një dite pas protestave të dhunshme të shënuara pasditen e të shtunës në Romë. Protestues të shtrirë në toke, djem e vajza të goditur edhe me shkopa gome nga ana e policisë, të qëlluar me gurë, shishe e gjithçka i ka dalë përpara.Ka qenë vërtet një pasdite lufte ajo e të shtunës, mes dhjetra qytetarëve italianë dhe policisë në kryeqytetin e vendit. Qindra persona kanë dalë në një protestë e cila u mendua shumë paqësore por që përfundoi në një përleshje të vërtetë, fillimisht me vezë e portokalle por që brenda pak minutave përfundoi me shkop gome dhe pranga.Italianët dolën në protestë kundër politikave të kryeministrit Mateo Renzi. Incidentet më të rënda u shënuan në rrugën "Veneto" përpara ministrisë së Mirëqenies sociale. Mes manifestuesve ishin edhe dhjetra student të Universiteteve në Romë, mes të cilëve edhe atë të La Sapienzas. Arsyet e protestave u shpjeguan qartë edhe përmes parrullave e pankartave që manifestuesit mbanin në duar "Lëvizja kundër pasigurisë dhe masave shtrënguese të qeverisë Renzi".Kryeministri Renzi nuk ka reaguar për këtë protestë ndërsa ministri i brendshëm Angelino Alfani, përgëzoi forcat e policisë dhe dënoi rëndë episode e dhunës.