Itali, protesta të dhunshme kundër Renzit, disa të lënduar FOTO

Pasdite e dhunshme ajo në qendër të kryeqytetit Italian, Romë.Protesta e kundërshtarëve të politikave të kryeministrit të ri Renzi, (që quhet lëvizja kundër pasigurisë dhe masave shtrënguese) nisi në mënyrë paqësore por më pas përfundoi me goditje me shishe e fishekzjarre kundër forcave të blinduara. Incidentet më të rënda u shënuan në rrugën “Veneto” pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale në rrugën  “Tritone”. Deri tani numërohen dhjetra manifestues të plagosur. Më rëndë është një 47-vjeçar Peruvian, i cili ka pësuar dëmtim të dorës për shkak të shpërthimit të fishekzjarres. Një agjent policie ka plagë në këmbë. Bilanci i të ndaluarve është 6 persona. Ministri i Brendshëm  Angelino Alfano, ka përgëzuar forcat e policisë dhe dënoi rëndë episodet e dhunës. "Një dhunë që godet të gjithë qytetin, ka thënë edhe kryetari i bashkisë Ignazio Marino.