Itali / Napoli interesohet për sulmuesin e Palermos Abel Hernandez

Pa përfunduar mirë sezoni aktual, drejtuesit e Napolit hedhin sytë në merkato për të kërkuar një sulmues me kualitet.Preferenca e tyre e parë është sulmuesi i Palermos, Abel Hernandes i cili shihet si një alternativë shumë e mirë për sulmin e Napolit.Në lidhje me këtë transferim flet dhe agjenti i vet lojtarit: "Abel Hernandez në Napoli? Nuk është e lehtë, pasi ai do të ishte një alternativë e Higuain, por Napoli ka nevojë për një sulmues të këtij tipi dhe loja e tij përshtatet shumë mirë me këtë ekip".