Vranë priftin italian, lihen në burg 4 shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 16:01
Gjykata e Pistoias në Itali ka lënë në burg 4 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e priftit Don Mario Del Becaro në kishën e Tizzana-s.Mediat italiane theksojnë se gjykata ka dënuar me 20 vjet burg Gazmor Haxhillarin, me 16 vjet burg Fation Krajën ndërsa me nga 6 vite burg Bledar Haxhillarin dhe Arbër Krajën si bashkëpunëtorë në vrasje.
Ngjarja e rëndë është shënuar më 29 dhjetor të vitit 2012 në kishën e San Bartolomeut në Tizzana 4 shqiptarët dyshohen se vranë priftin 63-vjeçar Don Mario Del Becaro.