Rama:Transformim i një policie të lodhur. Këputëm njërën këmbë të krimit

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sërish në vëmendje gjendjen e rëndë në të cilën u gjet policia e shtetit, duke nënvizuar sërish nevojën e transformimit të policisë së shtetit.Ndërsa ka folur në ceremoninë e dorëzimit të disa pajisjeve për policinë, kryeministri theksoi se po nis transformimi i një policie të lodhur.“Në Europë jam i sigurtë por edhe në botë nëse do të kërkojmë një rast të dytë që ministria e brendshme është në këtë derexhe dhe kjo është derexheja mku ne gjetëm jo një godinë por një strukturë të tërë të punëve tona të brendhsme, tëp olicisë sonë të shtetit, me 46 përqind  të ndërtesave me strukturë të dobët ose shumë të dobët, me 70 përqind të automjeteve policore në gjendje të dobët ose shumë të dobët.Dhe këtë termë të dobët ose shumë të dobët e kanë thënë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe amerikanë që në shqip përkthehet të lodhur dhe shumë të lodhur” tha Rama.Kryeministri Rama garantoi se së shpejti do të nisë hapi i dytë i transformimit të policisë së shtetit që do të jetë inovacioni."Do të fillojë faza dy e transformimit të policisë së shtetit me hapin e parë drejt inovacionit në polici që do të na bëjë të kapërcejmë vite të tëra prapambetje dhe do të na bëjë që në një kohë shumë të shkurtër  të mbërrijmë në standarte të panjohura më parë të sigurisë në marrëdhëniet e qytetarit me policinë e shtetit. Sot 20 kamerat e para janë instaluar në makinat e patrullimit të policisë për të kontrolluar marrëdhëniet mes policëve dhe qytetarëve, marrëdhënies mes shtetit me uniformën blu dhe qytetarëve që tek kjo uniformë do të kenë përditë e më tepër mbështetjen që i duhet dhe do të marrin sigurinë që kanë nevojë” tha Rama.Ai theksoi se gjatë këtyre 6 muajve të qeverisjes u arrit të këputej njëra këmbë e krimit që ndodhej edhe vetë brenda Ministrisë së brendshme.“Këto 6 muaj janë prova më e sigurtë se njerëzit në polici, janë të gatshëm për këtë luftë dhe se njerëzit janë aty. Sot nuk ka asnjë mjet që nuk gjobitet, qoftë edhe mjeti i autoritetit më të rëndësishëm të vendit nëse është vendosur aty ku nuk duhet. Sot nuk ka autoritet më të lartë se, Policia e Shtetit. Të gjithë duhet ta dinë se, askush nuk duhet të shkelë ligjin. Por në kushtet, kur fotografitë me policë që shtyjnë makinat sepse u ka mbaruar karburanti lufta është e pabarabartë, por krimit tani i është këputur njëra këmbë, ajo që kishte ai në këtë godinë”, tha Rama.Tahiri: Debateve boshe do t`u përgjigjemi me punë dhe investimeNdërsa, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës duke theksuar se të gjitha këtyre debateve boshe do t`u jepet fund nëpërmjet punës që do të bëjë policia e shtetit.“Mes debateve boshe qe politika ka dashur të ngarkojë rendin dhe duke synuar futjen me zor të ndjenjës së frikës tek qytetarët, ne kemi kemi zgjedhur të flasim me punë, me reforma tërësore në sistem  që fillojnë sot për t`i qëndruar kohës për të fillimit dhe modernizimit të policisë së shtetit për më shumë siguri për qytetarët dhe shoqërinë. Ne kemi vendosur t`u flasim me fakte dhe me investime afatgjate dhe cilido që kërkon të flasë për investime në këto 23 vite e ka shumë të lehtë të flasë. Të gjitha këto investime, janë vetëm fillimi i një pune të re për të siguruar, siguri dhe zero korrupsion. Fytyra e re e policisë duhet që të ofrojë siguri e jo frikë. Kamerat që do të vendosen në bordin e makinave të policisë, në motorra dhe në trupin e efektivit të policisë, do të sjellë që asnjë prej efektivëve të mos sfidojë ligjin dhe të mos mbyllin sytë përballë një problemi” tha Tahiri.