Kodheli: S`mund të dëmtohet imazhi i FA-së, për përfitime politike, Basha: Reflektoni VIDEO
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka cilësuar akuzat e PD-së se ushtria po përdoret për transportin e narkotikëve si deklarata të bëra për konsumim dhe përfitim politik.Duke folur në konferencën me temë "Shqipëria 5 vjet anëtare e NATO: impakti kombëtar, rajonal si dhe sfidat e së ardhmes" të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, ministrja Kodheli u shpreh se ka përfunduar koha e ushtrimit të presionit politik ndaj FA-së."Forcat e Armatosura janë shndërruar sot në urën e sigurtë që lidhin vendin tonë me NATO-n. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ndalur njëherë e mirë keqpërdorimin e Forcave tona të Armatosura nga politika.Rastet e kohëve të fundit tregojnë se ende nuk është hequr dorë nga ushtrimi i presionit politik nga forcave të armatosura. Koha e presionit politik ndaj forcave të armatosura dhe stafit të ministrisë së mbrojtjes ka marrë fund. Vizioni ynë për ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm në kriteret profesionale dhe në integritetin e drejtë moral. Ne do t`i kthejmë dinjitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsumim dhe përfitim politik të mund të demontojnë imazhin e ri të këtyre forcave" tha Kodheli.Gjithashtu Kodheli ndërsa vlerësoi edhe bashkëpunimin e forcave politike kur bëhet fjalë për NATO-n, shtoi se politika duhet të jetë bashkë edhe në shumë çështje të tjera të rëndësishme.“Është për t`u vlerësuar fakti se sa herë flitet për NATO-n jo rrallë herë klasa politike shqiptare e gjen veten të bashkuar pavarësisht përkatësive partiake dhe kjo është me të vërtetë inkurajuese. Këtë e dëshmon edhe prania jonë në këtë sallë. Secili nga ne do të dëshironte që kjo të ndodhte edhe në shumë çështje të tjera të cilat janë me të vërtetë të rëndësishme për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë që na kanë besuar ndryshimin e vendit” tha Kodheli.Basha:Kriteret e NATO-s, transparenca dhe llogaridhënia, jo fshehje dhe heshtjeNdërsa kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se vullneti politik i aleancës për zgjerim dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria, në konsolidimin e shtetit ligjor, garantimin e demokracisë funksionale, institucioneve të pavarura, lirisë së tregut bënë të mundur që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s.
"Falë faktit që procesi i anëtarësimit shërbeu si një katalist për këto reforma, vendi iu përvesh në shumicën e rasteve me një frymë konsensuale proceseve të konsolidimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe reformës së forcave të armatosura. E kaq pozitiv ishte impakti i këtyre reformave, kaq shumë i shërbyen këto reforma vendit, saqë sukseset për shqiptarët nuk u ndalën me anëtarësimin në NATO... por vazhduan, sepse shumica prej këtyre reformave i shërbyen aspiratave të tjera të shqiptarëve, siç ishte lëvizja e lirë" - deklaroi Basha.Basha është ndalur në fjalën e tij tek sfida që ka përpara Shqipëria, anëtarësimi në BE, ashtu si për anëtarësimin në NATO, sfida mbetet shteti ligjor, demokracia funksionale, institucione të forta, demokratike, përgjegjshmëri demokratike para zgjedhësve, një treg i lirë funksional, sistem funksional i kontrollit dhe balancave mes pushteteve."Në këtë 5-vjetor mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është se në vend që të kërkojmë alibi dhe armiq imagjinarë, për pengesa apo për ritmin e ecjes përpara në procesin e integrimit europian, le ta fillojmë nga vetvetja, le të shohim nëse po bëjmë gjithçka për të forcuar shtetin ligjor dhe konsoliduar atë apo nëse përpjekjet në këtë drejtim kanë shteruar apo akoma më keq po dëmtojnë realitetet e standardet e arritura deri më sot!Le të shikojmë nëse kushtetutshmëria dhe ligji janë baza e veprimit të organeve të zgjedhura, që nga qeveria, Parlamenti, degë të tjera të pushtetit, pushteti vendor, apo në fakt shikohen si një pengesë apo si një bezdi në realizimin e objektivave politike dhe çfarë kostoje ka kjo!A jemi po kaq të përkushtuar sa 5 vjet më parë, t'i forcojmë institucionet e pavarura, apo i shikojmë ato si pengesa për të ushtruar pushtetin absolut politik!?A jemi të përkushtuar ta respektojmë pa asnjë kusht kornizën e kontrollit dhe balancave të pushteteve që sovrani na e ka përcaktuar me kushtetutë!? Këto janë rregullat e lojës që na i ka përcaktuar sovrani, ne të zgjedhurve në 4 vite apo edhe më shpejt, në qoftë se nuk e bëjmë detyrën siç duhet. Apo përpiqemi që sistemin e kontrolleve dhe balancave ta nënshtrojmë, duke hequr apo tretur kompetencat e atyre institucioneve, si Presidenti i Republikës, të cilët në fakt, përtej përkatësive individuale, janë siguresa e sistemit dhe janë për aty për tu respektuar?!A jemi në gjendje të ndërtojmë konsensus për çështjet themelore, siç është integrimi europian i vendit, për kriteret themelore të integrimit të vendit siç ishin tre kushtet: nëpunësi civil, rregullorja e Parlamentit, gjykata administrative. Akoma më e rëndësishme, nëse ndërtojmë konsensusin, a jemi në gjendje ta ruajmë për më shumë se tre muaj!?" - u shpreh Basha.Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vlerësuar në fjalën e tij edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i konsideruar ato si burim krenarie për PD-në, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Që nga shtatori i vitit 2013, FA janë të integruara plotësisht në aleancë dhe kjo konfirmon suksesin e plotë të reformimit të tyre."Është shumë e rëndësishme që vendet anëtare të NATO-s, për Shqipërinë të ruajnë bilancin pozitiv, raportin kontribues dhe jo peshë për aleancën, të japë siguri dhe jo pikëpyetje për aleancën, të jetë e parashikueshme dhe e qëndrueshme dhe jo të shkaktojë beftësi dhe kokë dhembje. Duhet të heqim dorë nga sindromat e vitit zero. Dinjitetin e Forcave të Armatosura e fituan Forcat e Armatosura, e fitoi shoqëria shqiptare së bashku me to. Detyra e politikës është të mos e njollosë këtë dinjitet. Dhe sa i përket kësaj, kriteret e NATO-s janë fare të qarta: transparencë dhe llogaridhënie e jo fshehje dhe as heshtje. Kjo e ndihmon këtë sektor, kjo i ndihmon FA, kjo nuk e njollos dinjitetin e tyre" deklaroi Basha.Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe pavarësia e Kosovës, sipas zotit Basha kanë mbyllur një nga dilemat kyçe të sigurisë dhe paqes në Europën Juglindore. Duke u ndalur tek ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe agresionin rus, z. Basha ka hedhur poshtë çdo paralele të hequr mes Krimesë dhe Kosovës, sikundër ka theksuar detyrimin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, për të marrë përgjegjësitë e kartës së anëtarësimit. Basha ka shprehur qëndrimin për vazhdimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s."Çdo paralele midis Kosovës dhe Krimesë, në çdo parametër, është një justifikim i pamenduar nga Kremlini dhe presidenti Putin. Por gjuha, veprimet në terren, pamjet që na përcillen në ekran natë për natë nga Ukraina Lindore dhe nga Krimeja, e kanë një paralele me Ballkanin. Kanë një paralele me agresionet e Sllobodan Millosheviçit që çoi në kaq shumë fatkeqësi, destabilizim, humbje jetësh, genocid, spastrim etnik dhe kosto të jashtëzakonshme për palët dhe të gjithë ata që ndihmuan në procesin e gjatë dhe të mundimshëm të paqtimit të rajonit të Ish-Jugosllavisë. - deklaroi Basha.Arvizu: Të zbatohet sa më shpejt strategjia e mbrojtjesAmbasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu kërkoi miratimin sa më shpejtë të strategjisë së mbrojtjes pasi sipas tij nu ka prova bindëse për vonesa.
"Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë, dhe pasqyronte një dëshirë nga të gjithë krahët e shoqërisë shqiptare për t`u bashkuar sëbashku, për t`u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Shtetet e Bashkuara mbështetën dhe kontribuan për rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së Shqipërisë i njohur ndryshe si RCM, një dokument që u hartua me miratimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë deri më sot Shqipëria nuk ka zbatuar një plan konkret për këtë document që është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare që të bëjnë më shumë me burimet dhe të jenë në gjendje të zbatojnë reformat e inisura në modernizimin e tyre. RCM duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi nuk ka arsye bindëse për vonesa” tha ambasadori.