Akuzat për trafik droge, PS i përgjigjet selisë blu: Opozita, sulm politik ndaj policisë

Partia Socialiste ka reaguar mbi deklaratat e selisë blu për trafikun e drogës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, deputeti Pirro Lulaj akuzoi opozitën se po sulmon politikisht policinë e shtetit.Deklarata e plotë:Është për të ardhur keq që njëri prej ish-zëvendës.Ministrave të Brendshëm ka memorie kaq të shkurtër sa të akuzojë Policinë e Shtetit për trafikun e drogës, por njëkohësisht harroi sesi ishte situata në kohën kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte ai dhe bashkëpunëtorët e tij.Në vetëm 6 muaj Ministria e Brendshme raporton se janë zbuluar 646 raste të trafikut të drogës, 143 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, janë ndaluar 507 trafikantë në këto 6 muaj, 62 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.Sulmi ndaj policisë është terësisht i padrejtë, në vend se policia e shtetit të inkurajohet për punën që po bën për të dhënë më shumë siguri për qytetarët opozita ka gjetur rrugën ta sulmojë atë politikisht.