Rekrutimet në Siri, arrestohet Gerti Pashja, e deportoi Turqia VIDEO
Është vënë në pranga 30 vjecari Gerti Pashja i akuzuar si organizatori i rekrutimit të shqiptarëve drejt Sirisë.Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës. 30-vjeçari nga Tirana u shpall në kërkim menjëherë pas arrestimit të 8 personave në Tiranë, mes tyre dhe dy imamë të vetshpallur të xhamisë së Mezës dhe Unazës së Re të kryeqytetit.Policia sqaron se Turqia bëri deportimin e 30 vjeçarit.Në një intervistë nëpëmjet Skype për emisionin "Tonight Ilva Tare" në Ora News të datës 27 mars, ai ka mohuar të ketë rekrutuar shtetas shqiptarë, për t'i dërguar në Siri si luftëtarë.Sipas Pashajt, prokuroria nuk ka asnjë provë për ta inkriminuar atë dhe se ndodhej në Turqi për studime.30-vjeçari Gerti Pashja jetonte në Bursa të Turqisë.Më 11 mars Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit arrestuan 8 persona, dhe shpallën në kërkim 5 të tjerë të akuzuar si rrjeti që rekrutonte besimtarët myslimanë për luftën e xhihadit në Siri.Policia e shtetit jep detaje mbi arrestiminDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara në Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe autoritetet ligjzbatuese Turke, bënë të mundur gjetjen dhe kapjen e shtetasit Gert Isuf Pashja.Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 231 dhe 232/a të Kodit Penal.Për shtetasin Gert Isuf Pashja, vjeç 30, banues në Peqin sot, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Nr 108 datë 10.03.2014 përmes të cilit ndaj këtij shtetasi është caktuar masë sigurie arrest me burg.Të arrestuaritGenci Balla, 35 vjeç, lindur e banues në Librazhd, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)Bujar Hysa, 43 vjeç, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzes, Tiranë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)Edmond Balla, 25 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Organizator)Zeqir Imeri, 34 vjeç, lindur në Dibër e banues në Yrshek, Tiranë. (Organizator, pjesëmarrës)Verdi Morava, 48 vjeç, lindur e banues në Tiranë, (Financues)Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Ndihmës)Astrit Tola, 42 vjeç, lindur në Dibër e banues në Mëzes – Tiranë. (Ndihmës)Orion Reçi, 37 vjeç, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë. (Ndihmës)Personat në kërkimGerti Pashja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Peqin, (Organizator)Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, lindur në Dibër e banues në Laprakë, Tiranë. (Organizator, Financues)Shyqyri Kaca, 48 vjeç, lindur në Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezes, Tiranë. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)Almir Daci, 31 vjeç, lindur e banues ne Leshnice, Pogradec. Ka qenë i vetëshpallur Imam i Xhamisë Leshnicë, Komuna Çerrave - Pogradec, me detyre Imam i Xhamisë te Leshnicë, Pogradec, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)Intervista e Gerti Pashja për"Tonight Ilva Tare" në Ora News pak ditë para arrestimit