Kule: Jo më diploma "pa doganë", reforma në arsim të përqendrohet te kjo çështje VIDEO

Të kenë liri në pranimin në Universitete, por jo masivizim në dalje të tij, pra në diplomim. Ky është gjykimi i Rektorit të Univeristetit të Tiranës, Dhori Kule, në kohë kur arsimi universitar dhe ai parauniversitar është përfshirë në një reformë.Procesi i akreditimit që po realizohet nga një kompani britanike synon që të bëjë publike cilësinë e Universiteve në vend, por kjo do të shërbejë për arsimin e lartë edhe për shtrëngimin e masave për të marrë një diplomë.“Unë personalisht jam i mendimit që tipari i masivizimit, që nuk është tipar shqiptar, por është europian dhe botëror duhet të vazhdojë, por i kombinuar me standarde cilësore. Masivizim në hyrje dhe jo në dalje, pra kur themi masivizim në hyrje ka të domosdoshme këtë reformë që ka filluar, që është reforma e standardeve cilësore që institucionet të verifikojnë, të filtrojnë me cilësi produktin që futet në këto institucione” deklaroi Rektori Kule.Me këtë reformë të rëndësishme në Rektoratin e Universitetit të Tiranës është ngritur gupi i punës dhe bashkë me ekspertë të Ministrisë së Arsimit detajet priten të behen publike së shpejti.Deklaratat Rektori i Universitetit të Tiranës i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me Universitetin e Gjakovës.Në këtë rast, Rektori i Universitetit të Gjakovës, Barjam Nuraj, tha se eskperienca e Universitetit të Tiranës është e lavdërueshme, duke e nisur që me bashkëpunimin e stafit akademik dhe me studentët.