Arvizu: Pesë vite në NATO, Ndikimi dhe sfidat përpara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 14:56
Kjo është fjala e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu sot në Konferencën e "Pesë Vjet Antarësim në NATO për Shqipërinë: ndikimi kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme," organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
Mirëmëngjes. Dr. Rakipi, faleminderit ju dhe AIIS për mundësinë që të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në këtë forum të rëndësishëm. Jam i nderuar të ndaj nderin e të folurit këtë mëngjes me Ministren e Mbrojtjes si dhe ish-Ministrin e Punëve të Jashtme në kohën kur Shqipëria hyri në NATO. Gjithashtu jam po kaq i kënaqur që kemi këtu Gjeneral Bazo, kolegë diplomat, miq të Aleancës, miq të Shqipërisë, të ftuar të nderuar dhe miq.
Ndodhemi këtu për t’u përsiatur mbi pesë vitet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por lidhja e Shqipërisë me NATO-n është shumë më e gjatë.Shqipëria e nisi zyrtarisht rrugëtimin e saj drejt NATO-s duke hyrë në Partneritetin për Paqe më shumë se njëzetë vite më parë.Në vijim të saj, Shqipëria mori Planin e Veprimit për Anëtarësim në vitin 1999, i cili parashtroi rrugën specifike për t’iu bashkuar Aleancës.Dhe përmes një pune të madhe dhe përpjekjeje të përbashkët të të gjithë partive politike, Shqipëria mundi t’i bashkohej NATO-s dhjetë vite më pas, më 1 prill 2009.
Gjatë këtyre pesë viteve, Shqipëria ka dëshmuar në mënyrë të përsëriturvlerën e saj si aleate e NATO-s, veçanërisht nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në Misionin ISAFnë Afganistan. Shqipëria kontribuoi gjithashtu me instruktorë për Misionin e vogël trajnues, por efektiv të NATO-s në Irak, dhe ka dislokuar ushtarë në Kosovë me Misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë. Shqipëria ka qenë gjithashtu një zë konstruktiv, ndërsa Aleanca trajton sfida të tjera me të cilat përballemi së bashku si komunitet Trans-Atlantik. Qoftë kur bëhet fjalë për piraterinë në brigjet e Somalisë ose të vepruarit nën mandatin e OKB-së për mbrojtjen e civilëve libanezë, Shqipëria ka një vend të çmuar në tryezë.
Duke vështruar përpara drejt Samitit të Uellsit në shtatorin e këtij viti, Këshilli i Atlantikut të Veriut nuk i ka përcaktuar ende specifikat e asaj që do të diskutohet, por ka të ngjarë që tëdalin në pah tri tematika kyç.
Së pari, është Afganistani – se si do të përfundojë misioni aktual i NATO-s.Çfarë kemi përmbushur gjatë këtij misioni dhe se çfarë të ardhmeje mund të ketë NATO në Afganistan përtej 2014-ës. Një rezultat i qartë është se tanimë kemi miliona votues afganë që kanë shkuar në kutitë e votimit më 5 prill për të votuar për një president të ri – një hap domethënës për të ardhmen demokratike të Afganistanit.
Së dyti, është natyra e aftësive ushtarake të NATOs – për të reflektuar mbi 20 vitet e operacioneve të NATO-s dhe nevojat e së ardhmes, për të përcaktuar se cilat do të jenë kapacitetmë të rëndësishme që duhet të ndjekë Aleanca, veçanërisht në kohë sfidash ekonomike.
Së fundi, NATO do të shqyrtojë partneritetet, meqë partnerët e NATO-s shtojnë aftësitë kritike dhe larminë që i nevojiten Aleancës për të ruajtur mirëkuptimin mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet bota – dhe NATO dëshiron të shqyrtojë se si t’i mbrojë dhe t’i ruajë këto partneritete, madje edhe kur nuk operojmë së bashku përditë. Sa më efikasë partnerët e NATO-s, aq më e madhe shtrirja e mundshme për Aleancën.
Më lejoni të trajtoj shkurtimisht situatën në Ukrainë.Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, pushtimi i paligjshëm i saj i Krimesë, përpjekjet e saj të vazhdueshme për të destabilizuar qeverinë e Ukrainës duke stimuluar trazira në Lindje janë dhunim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shkelje e detyrimeve thelbësore të Rusisë në bazë të ligjeve ndërkombëtare.Veprimet e Rusisë kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.Asnjë dozë e propagandës apo dezinformit rus nuk mund të errësojë faktin se këto veprime destabilizuese po drejtohen nga Moska.Është vendimtare që të qëndrojmë së bashku në kundërshtimin e këtyre dhunimeve të ligjit ndërkombëtar dhe në imponimin e kostove mbi Rusinë për veprimet e saj.Rusia nuk duhet të besojë që mund ta vendosë ne njëri kundër tjetrit.
Veprimet e paligjshme dhe arbitrare të Rusisë kanë gjeneruar shqetësim të kuptueshëm mes disa Aleatëve të NATO-s për vetë integritetin e tyre territorial. Ato shërbejnë gjithashtu për ta na kujtuar garancitë e mirëfillta të sigurisë qëofron aleanca e sigurisë e NATO-s. Për të fashitur këto shqetësimealeatët e NATO-s , më herët gjatë këtij muaji, ngarkuan Komandantin Suprem të Aleancës që të ofrojë siguri të dukshme që detyrimet sipas Nenit 5 të NATO-s do të vazhdojnë të përmbushen në tokë, det dhe ajër – Shtetet e Bashkuara kanë nisur tashmë të kontribuojnë në këtë mision duke i shtuar gjashtë F-16 misionit të patrullimit ajror të NATO-s nëBaltik, duke dislokuar dymbëdhjetë F-16 në Poloni dhe duke mbajtur një torpedinierënë Detin e Zi.
Duhet të jetë e qartë se ruajtja e kapacitetit në përmbushjen e këtyre detyrimeve sipas Nenit 5, si dhe misionet e tjera që vetëm NATO mund t’ikryejë, të tilla si ISAF dhe Operacioni Mbrojtës i Bashkuar në Libi, nuk vijnë pa kosto. Shpenzimi për buxhetet e mbrojtjes në të gjithë Aleancën ështëtejet i ulët. Siç e tha Presidenti Obama rishtazi, në një konferencë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rasmussen gjatë udhëtimit të tij në Bruksel muajin e shkuar: “Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të sigurohen që po e intensifikojmë lojën tonë dhe po japim kontributet që na kërkohen në mënyrë që të përmbushim plotësisht detyrimet tona në NATO”.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnëse Shqipëria është e përkushtuar, me shpirt e zemër, në përmbushjen e detyrimeve të saj në NATO. Arritja e kësaj reforme kërkon burime të mjaftueshme dheaktualisht shpenzimi i Shqipërisëpër mbrojtjen ështëtejet i ulët, duke penguar aftësinë e saj për ta reformuar dhe modernizuar ushtrinë e saj edhe më tej. Do ta nxisja me forcë qeverinë të investojë më shumë në buxhetin e saj për mbrojtjen dhe t’i rezistojë tundimit për të kërkuar shkurtime, të cilat do ta pengonin Shqipërinë që të përmbushte angazhimet e saj të NATO-s.
Askush nuk po avokaton që Shqipëria të blejë aeroplanë reaktivë modernë apo sisteme të kushtueshme të cilat nuk i vë dot në punë apo t’i mirëmbajë. Megjithatë, si anëtarë e Këshillit të Atlantikut të Veriut, Shqipëria ka detyrimet e saj kombëtare, dhe të 27 aleatët e tjerë presin që Shqipëria t’i përmbushë këto.
Duke parë reformën, Sh.B.A.vlerëson se përpjekjet e Ministres Kodheli për ta zhvilluar reformën dhe për të luftuar korrupsionin kanë qenë të frytshme, dhe Sh.B.A.inkurajojnë që këto përpjekje të vazhdojnë.Në të njëjtën kohë, dallojmë se kontributi më i qëndrueshëm për reformën e mbrojtjes është forcimi i themelit për një forcë të pajtueshme me NATO-n që është më moderne, më lëvizëse dhe më e mirëtrajnuar, e cila kërkon metoda trajnimi të cilësisë së lartë, prokurim të mençur dhe rekrutimin e ruajtjen. Nxis Ministrinë që të qendrojë e fokusuar në këto çështje dhe të vazhdojë punën e shkëlqyer që ka bërë deri më tani.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuara mbështetën dhe kontribuan në zhvillimin e “Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes” së Shqipërisë, ose njohur gjithashtu si RSM, një dokument që u hartua nën miratimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Këshillit të Minsitrave dhe që u përfundua mbi një vit më parë. Megjithatë, deri më sot, Shqipëria nuk ka përmbyllur ende një plan zbatimi për këtë dokument. Kjo RSM është një mjet i rëndësishëm në të ndihmuarit e Forcave të Armatosura Shqiptare qëtë bëjnë më shumë me burimet ekzistuese të saj–që të jenë në gjendje të zbatojnë reforma të mençura dhe zgjedhje më të mira shpenzimesh në përmirësimin e modernizimit të përgjithshëm të forcës. RSM-ja duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur pasi nuk ka arsye bindëse për vonesa.
Situata ekonomike këtu është e vështirë dhe është tunduese që të gjendet çdo mundësi për të ulur shpenzimet, por sikurse na kujton kriza në Ukrainë, liria nuk është falas, dhe siguria nuk vjen pa kosto. Një aleancë e ndërtuar rreth mbrojtjes kolektive kërkon përpjekje kolektive nga të gjithë anëtarët e saj.
Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë, por pasqyronte një dëshirë nga të gjitha krahët e shoqërisë shqiptare për t’u bashkuar së bashku, për t’u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Secili prej 28 vendeve anëtare të NATO-s ka karakteristikat e tij demoraktike unike, por ajo vlerë e të punuarit bashkarisht, pavarësisht dallimeve të thella politike, për ta çuar përpara mbrojtjen e një vendi apo politikat e përgjithshme tëjashtme, nuk duhet të vuajëkurrë prej ndasive apo shfrytëzimeve partiake.Mbështetja e gjerëe popullit shqiptar për NATO-n e vërteton shumë qartë këtë pikë. Dhe ky lloj bashkëpunimi është një karakteristikë domethënëse e pjekurisë politike, e cila mbetet po kaq e vlefshme sot, sa ç’ishte pesë vite më parë.
Politika aktualee Shqipërisë për integrimin europian është një qëllim i rëndësishëm, sfidues, por i arritshëm.Është një qëllim që partitë kryesore politike e kanë mbështetur aktivisht dhe i tillë që shqiptari i zakonshëm e miraton fuqimisht.
Të gjithë dallojmë që rruga për të realizuar integrimin europian është e vështirë. Ajo do të kërkojë punë të madhe, kompromis, vendime të vështira dhe vendoshmëri. Mbi gjithçka do të kërkojë që të gjitha palëttapërkushtojnë veten, të përkushtojnë organizatat e tyrepër të gjeturpikëtakim për të mirën e kombit. Njerëzit mund të mos bien gjithmonë dakord mbi hollësitë se si përmbushen qëllime të caktuara, por ata mundet dhe duhet të dakordësohen që këto qëllime të arrihen.
Është e lehtë të shkurajohesh, por ne nuk duhet.Përkundrazi, duhet të jemi të inkurajuar.Përse?Sepse Shqipëria e ka bërë këtë zotim më parë – një arritje që me të drejtëe dallojmë sot.Besoj që Shqipëria mund të ndërtojë mbi këtë sukses në të ardhmen dhe të përmbushë qëllimin e integrimit europian të saj. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht këtë qëllim dhe presin me kënaqësi të punojnë me të gjithë aktorët shqiptarë dhe partnerët e njëmendshëm për ta ndihmuar popullin shqiptar të përmbushë këto aspirata legjitime.