Gjirokastër, në makinë i gjejnë 50 kg drogë, në banesë tritol e armë FOTO VIDEO
Gjirokastër-Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar operacioni i koduar “Hënë e Plotë” ku janë sekuestruar 50 kg marijuanë ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohtë, poshtë fshatit Hormovë u bë kapja e automjetit tip Benz me targa AA 804 AF, që transportonte lëndë narkotike si dhe e drejtuesit të automjetit 42-vjeçarit Shpëtim Sinani dhe nipit të tij 16-vjeçar me inicialet O.S.Nga kqyrja e automjetit, policia gjeti në bagazh 21 pako me peshë të ndryshme gjithësej rreth 50 kilogramë mariuanë.Operacioni ka vijuar duke ushtruar kontroll në banesat e të arrestuarve, ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Shpëtim Sinani , u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh e municionesh si një automatik model 56, n jë pistoletë TT, granatë dore së bashku me ndezesin, dy kallëpe tritol sebashku me kapsollat detonatore dhe fitilin,1650 fishekë model 56 dhe 1500 fishekë pistolete.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Shpetim Sinani dhe O.S për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim , si dhe “Mbajtie pa leje të armeve dhe municjoneve luftarake”.Sipas policisë lënda narkotike ishte marrë në fshatin në Lazarat dhe kishte si destinacion Italinë.







