Droga e kapur në Bari, PD:Këmbanë alarmi për qeverinë
Partia Demokratike ka reaguar sot për kapjen e 1.4 tonë drogë në Bari të Italisë duke theksuar se kjo sasi e madhe droge ka kaluar nën hundën e autoriteteve shqiptare.Deputeti demokrat Arben Ristani deklaroi se droga e kapur dje në Itali është në serinë e këmbanave të alarmit për qeverinë.Deklarata e plotë1.4 tonë drogë i ka shpëtuar kontrollit të kufirit shqiptar, ka kaluar nën hundën e autoriteteve tona, në mos me bashkëpunimin e tyre, dhe u kap dje në Bari.Kjo vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës dhe të opinionit publik në Shqipëri, se segmente të rëndësishme të shtetit dhe anëtarët e qeverisë janë përfshirë në këtë trafik, duke e kthyer edhe një herë vendin tonë në listën e zezë të drogës.Droga e kapur dje në Itali, si një medalje e re në gjoksin e Tahirit, konfirmon gjithashtu mashtrimin me shifrat qeveritare dhe të vërtetën e përkeqësimit të treguesve të rendit dhe lëshimit skandaloz të punës nga drejtuesit e policisë.Kjo medalje, por edhe medaljet e tjera që dalin nga mesazhi i Edi Ramës për Saimir Tahirin, e bëjnë edhe më urgjente rritjen e koshiencës për situatën.Ngjarja e fundit e bën edhe më urgjente thirrjen e Ministres së Mbrojtjes për të dëshmuar në Komisionin e Sigurisë lidhur me informacionet që ekzistojnë për përdorimin e forcave të armatosura në trafikun e narkotikëve, cka mund të rezultojë një medalje e re edhe për ministren në fjalë.Droga e kapur dje në Itali është në serinë e këmbanave të alarmit, dhe kjo dukuri po shqetëson tashmë jo vetëm vendet fqinje, por gjithë Europën.Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit që të marrë masa të menjëhershme dhe të ndalojë këtë trafik të çmendur droge, që nuk mund të zhvillohet pa dijeni dhe pa bekimin e tij dhe të ministrave të tij.Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me damkosjen e imazhit të vendit dhe me zhbërjen e gjithë reformave dhe punës së realizuar në vite për sigurimin e kufijve dhe për nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e zezë e drogës.Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët e këtij vendit.