Laert Vasili: Unë kandidat i “Syriza” do zgjidh problemet e emigrantëve VIDEO

Laert Vasili, regjisori dhe aktori shqiptar i cili në zgjedhjet vendore të Greqisë do të kandidojë si përfaqësues i partisë më të madhe opozitare Syriza thotë se nëse fiton do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat emigrantët shqiptarë përballen në Greqi.Në një intervistë për Ora News, Laert Vasili tregoi arsyet pse pranoi ftesën e “Syriza” për të qenë kandidat për këshilltar në Këshillin e Qarkut të Atikës.“Është moment i mirë. Dua të theksoj se atë që vuajnë janë emigrantët në Greqi, duke nisur nga toponimet apo cështja e dokumenteve. Ka emirgrantë që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë marrë nënshtetësinë. Këto vendime merren në pushtetin vendor. Kjo është arsyeja pse vendosa të marr pjesë në këtë garë për pushtetin vendor” tha Vasili gjatë bashkëbisedimit me skajp me gazetarin e Ora News, Edvin Peçi.Lidhur me torturimin e Ilia Karelit Vasili thotë dhuna raciste nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët. "Ka një rritje të dukshme të forcave fashiste ndikuar dhe nga qeverisja dy partiake në Greqi."Cilat ishin arsyet? Pse u angazhove me partinë “Syriza”Syriza është një Lëvizje Socialiste e majtë. Nuk është parti e ekstremit të majtë. Sa i takon pranimit ndaj propozimit, mendova se është një detyrim moral e shoqëror për tu aktivizuar me energjitë e mia ndaj Lëvizjes Socialiste Syriza dhe për të parë si mund të ndihmoj unë si artist por dhe si njeri që jetoj 20 vjet në Athinë.Syriza ka ngritur jashtëzakonisht zërin pro emigrantëve, them edhe për shqiptarët, duke vënë theksnin në barazinë sociale dhe shoqërore. Kjo është aryse pse pranova propozimin.A ka ndikuar në vendimin tuaj, vendimi në Tiranë që ju të mos angazhoheni në një institucion kulturor si Teatri Kombëtar.Për atë duhet të pyesni njerëzit që organizuan konkursin dhe vendimin që morënA u ndjetë i zhgënjyer?Ndoshta nuk isha i aftë për Shqipërinë dhe isha i aftë për GreqinëA ju shtyu ky vendim që të angazhoheni politikishtJo. Doja të saktësoja në shqip ne përdorim fjalën qytetar, por në greqisht politika ka fjalën Polis që është qyteti dhe politis qytetari. Pra politika në greqisht vjen nga qytetaria.Shqipëria e rënduar nga vendet e tjera të Ballkanit e rënduar nga skandalet e ndryshme që marrim vesh nga politika jonë, rajoni i ballkanit, vjen një moment që duhet ndryshuar diçka. Dhe e vetmja gjë është ndryshimi i sistemit dypartiak i cili ka sjellë Greqinë në gjëndjen që është. Është moment i mirë. Dua të theksoj se atë që vuajnë janë emigrantët në Greqi, duke nisur nga toponimet apo cështja e dokumenteve. Ka emirgrantë që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë marrë nënshtetësinë. Këto vendime merren në pushtetin vendor. Kjo është arsyeja pse vendosa të marr pjesë në këtë garë për pushtetin vendor, dhe më jepni mudnësinë të falenderoj të githë bashkëkombësit e mi që më kanë dërguar mesazhe duke më shtuar besimin se do të kem votat e tyre dhe do të mundohem t’i përfaqësoj denjësisht nëse zgjidhem. Dua të falenderoj Kompania Iliria Dixhisat, dhe Lulzim MulohodhiCili është opioni juaj për torturimin dhe vdekjen e Ilia KarelitDihet që në tre vitet e fundit ka një rritje të dukshme të forcave fashiste. Në këtë rritje ka ndikuar dhe sistemi dypartiak i cili shprehet qartë për qeverisjen e sotme. Kjo aleancë dy partiake ka më pak vota se Syriza dhe qeveris. Kjo ka sjellë rritjen e dukshme të forcave fashiste dhe ky embrion nuk është zhdukur. Dënoj cdo lloj aktin barbar si unë por edhe gjithë pjesa përparimtare e shoqërisë grekeA jeni në dijeni të veprimeve raciste që kanë ndodhur së fundmiDuke jetuar prej 20 vitesh Syriza është e vetmja lëvizje e cila gjithmonë në Parlament ka ngritur çështjen e emigrantëve sidomos dhunën që ushtron policia ndaj emigrantëve, nuk është rasti i parë shpresoj të jetë i fundit.Nëse do të zgjidheni në Këshillin e Qarkut të Atikës cfarë do të bëni për emigrantët?Do të përpiqemi të sheshojmë këto lloj diferencimesh. Pardje në rrugën tregtare “Ermu” ku protestuesit ishin shtetas grek policia u soll dhunshëm. Pra forcat policore nuk kanë preferencë sa i takon dhunës së tyre, dhe kjo gjë duhet të ndryshojëÇfarë do të bëni për emigratëtProblemet e emigrantëve janë të jashtëzakonshme. Unë do të bashkëpunoj me Syrizën e cila do të vazhdojë të mbajë këtë linjë që ka mbajtur e cila është jashtëzakonisht pro emigrantëve dhe ka çuar disa çëshje në Gjykatën Ndërkombëtare. Shpresojmë se me fitoren e Syrizës të gjitha këto problem të kalojnë në udhën e zgjidhjes.Angazhimi juaj politik do të thotë shkëputje përfundimtare nga Shqipëria?Unë gjithmonë i kam pranuar ftesat nga Shqipëria e do të vazhdoj t’i pranoj.