Basha sqaron sms e publikuar nga PD: Opozita nuk ka përgjuar “pas dere” VIDEO
PD nuk ka futur veshin në asnjë vrimë çelësi të qeverisë. Kjo ka qenë përgjigja që kreu i opozitës Lulzim Basha i ka drejtuar mazhorancës, duke hedhur poshtë hipotezat se demokratët kanë siguruar sms e minsitrit Tahiri përmes përgjimeve.“Opozita nuk e ka siguruar e nuk do ta siguronte kurrë, me asnjë formë përgjimi nga ana e saj informacionin, ky mesazh dhe përmbajtja e tij tregojnë fare qartë se çfarë është problem. Problem është përmbajtja dhe jo se kush e çoi dhe kush e mori” tha Basha.Duke rrëzuar çdo dyshim se mesashin ministrit ia çoi kreu i qeverisë, Basha la të kuptohes se mesazhe të tilla rrjedhin nga mazhoranca. Dhe më tej sqaroi 3 çështje që sipas tij ngre sms.“Opozita merr informacione që zyrtarët e qeverisë i qarkullojnë mes njeri tjetrit apo i postojnë në funksion të lojërave të tyre politike të brendshme, por opozita as nuk përgjon, as do të përgjojë njeri, sepse përgjimi është i përjashtuar parimisht si burim informimi nga ne” shtoi Basha.Duke iu referuar vetëvrasjes së një 52-vjeçares ne Korçë, Lulzim Basha i kërkoi mazhorancës të tërheq ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil, pasi sipas tij shkarkimet në adminsitratë po i çojnë qytetarët në veprime ekstreme.“I kërkojmë sërish qeverisë të tërheqë projektligjin e ri të nëpunësit civil, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e gjykatave të tjera të vendit për kthimin në punë të gjithë nëpunësve civilë të shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Ju drejtojmë një thirrje të veçantë të shkarkuarve dhe shoqatës së tyre për të mos reshtur së kërkuari të drejtat në rrugë demokratike, për të mos u dorëzuar e shkurajuar, për të mos humbur për asnjë çast solidaritetin, besimin dhe shpresën në kthimin e së drejtës. Arroganca e qeverisë është e madhe, por ligji është më i fortë, ne jemi më të fortë” shtoi Basha.Kreu i demokratëve i kërkoi përgjigje kryeministrit Rama dhe ministres Kodheli edhe për këtë pyetje.“Sërish i drejtohem kryeministrit Rama dhe ministres së tij të Mbrojtjes: Keni apo jo dijeni ju për përdorimin e strukturave të ushtrisë për transportin e lëndëve narkotike? Prokuroria dhe drejtësia do të bëjnë punën e tyre, pa dyshim, por në këtë moment, për shkak të rëndesës që paraqet, problemi ka nevojë të trajtohet me urgjencë nga Kuvendi dhe institucionet e tjera të shtetit; transparenca nga ana e qeverisë është e domosdoshme, marrja e masave për ndalimin dhe nxjerrjen në dritë të skandalit bashkë me autorët e tij është një imperativ për të hequr njollën e për të shpëtuar imazhin e ushtrisë si pjesë përbërëse e Aleancës së Atlantikut të Veriut” shtoi Basha.