Çmimi i energjisë, Guxholli: Marrëveshja me FMN parashikon rritje në qershor
Qytetarët shqiptarë duket se nuk do ti shpëtojnë rritjes së çmimit të energjisë dhe pse qeveria herë pas herë përmes Ministrit të Energjisë ka tentuar të hedhë poshtë këtë fakt.Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Kryeministrit Berisha gjatë qeverisjes së djathtë, eksperte ekonomie, deklaron se në marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar thuhet qartë se në qershor do të punohet për çuarjen e çmimit të energjisë elektrike në nivelin e rajonit dhe çmimit ndërkombëtar.Në gjykimin e Xhukës kjo do të rëndojë më së shumti mbi shtresën e varfër dhe mbi shtresën me të ardhura më të pakta, pasi një tjetër propozim është dhe heqja e fashës mbrojtëse 300 kw.Në Ora Live në RTV Ora News, Guxholli foli dhe për reformën në pensione, ku bëri me dije dhe pasojat që rrjedhin prej saj.E pyetur mbi përqafimin e kryeministrit Rama të nismës Shqipëria 1 euro të ish-kryeministrit Berisha, Guxholli vlerëson menaxhimi nga e djathta mbronte pronën publike. Ndërsa lidhur me INSTAT, ajo tha se po manipulon me shifrat mbi ekonominë.330 mln euro hua nga FMN, efekt në ekonomi nëse mirëmenaxhohenNjë lloj ndihme ato janë dhe për aq sa do shikojmë si do përdoren, ku dhe si do hidhen. Asnjëherë qeveria nuk bëri transparencë, u desh që FMN të publikonte para dy tre javësh në faqen e tij të gjithë skedarin e raporteve me qeverinë. Ishte shumë e vështirë të gjykoje, të gjitha ishin hamendje, kjo qeverisje është pa një plan të qartë ekonomik dhe financiar. Kush e dinte dhe kush e di ku do përfundojë politika e uljes dhe ngritjes së taksave, tani është bërë prezente vetëm pjesa afatshkurtër e programit, çfarë mallrash të tjera do taksohen, sa do vazhdojnë të rriten akoma taksat, sa do preket niveli i jetesës së qytetarëve është akoma herët që qytetarët shqiptarë ta ndjejnë në xhepat e tyre. Ne që dimë të bëjmë llogari se jemi të fushës e dimë, di të them që unë e ndjej që tek rroga personale që marr sesa më ndalet më shumë. Pa folur për efektin e rritjes së çmimit të karburantit, të gjithë taskat e tjera të mbajtjes së makinës, të shpisë. Nga kjo pagë nuk lë më 10% ,por lë 23%, lë 2-3 herë më shumë për sigurim shëndetësor pavarësisht se nuk ka ndonjë ndryshim në paketën e shërbimit shëndetësor që unë marr, për në pension sigurimet shoqërore janë 2 dhe 3 fishuar, ndërkohë që pensioni nuk ka dhe s’mund të ketë një rritje.Reforma në pensione, ja pasojat për shqiptarët
Flitet shumë për reformën e madhe të pensioneve. Reforma e pensioneve i është kërkuar kësaj qeverisje të sotme, në opozitë në atë kohë, me insistim në 2009 nga ne dhe BB, hajde ta fillojmë reformën e pensioneve se është një reformë afatgjatë me efekte afatgjata që pa dakordësinë e dy palëve, pozitë dhe opozitë nuk mund të bëhet kurrë. Ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme, kokëfortë dhe pa asnjë arsye. Tani vjen dhe sjell si një paketë të madhe, si një reformë të saj, kjo domosdoshmëri ka qenë e identifikuar prej kohësh dhe e kërkuar për tu riparuar, megjithatë le të fillojmë. Por t’ua bëj të qartë shqiptarëve se cilat janë pasojat e kësaj reforme: Rritja e moshës së pensioneve, rritja e kontributit dhe akoma nuk është thënë sa do jenë nivelet e pensioneve.Çmimi i energjisë, marrëveshja me FMN parashikon rritje në qershorPo të lexosh programin dhe marrëveshjen që ka bërë qeveria me FMN thuhet qartë se në qershor do të punohet për çuarjen e çmimit të energjisë elektrike në nivelin e rajonit dhe çmimit ndërkombëtar. Jemi të dytët në rajon për çmimin më të ulët të energjisë, por të gjitha janë relative, nuk mund të rrisësh çmimin e energjisë pa u siguruar që këta njerëz kanë mjetet dhe mundësi për ta paguar. Pasi përtej taksave që u ke rritur, ti u shton dhe godet shtresën e varfër pasi një propozim tjetër është dhe heqja e fashës mbrojtëse 300 kw/ qe paguhet me çmim 7,4 dhe mbi këtë paguhet gati 12 lekë. Heqja e kësaj shtrese do thotë se të gjithë do paguajnë njëlloj më shtrenjte energjinë. Ku është mbrojtja që i jep shtresës në nevojë, në këtë rast paratë ua merr të varfërve. Dhe asnjë politikë qeverisëse nuk është e suksesshme kur operon me ndihma dhe subvencion.Rama dhe Shqipëria 1 euro, s’kishte mundësi tjetër për të joshur investitorëtKjo qeverisje e dy aletatëve nuk ka një program. Kanë hyrë në valle, hedhin vallen, por nuk e dinë se çfarë muzike i pret nga mbrapa. “Shqipëria 1 euro” ishte politikë nxitëse për tërheqjen e investimeve të huaja kaq të domosdoshme për rritjen ekonomike, shtimin evendeve të punes dhe rritjen e mirëqënies shqiptare. U tallën dhe janë tallur shumë, kam qenë unë nëpër debate që më është dashur tu shpjegoj dhe të përballoj cinizmat e opozitarëve. Na akuzuan se po shesim Shqipërinë, po e shtet Rama se u tha ja u jap përgjithmonë. Në mënyrën si e menaxhuam ne këtë nismë ishte deri në 35 vjet në përdorim. Prozimi i Ramës u lëshua si shashkë me investitorët italiane se nuk kishte më argument se pse duhet të vinin në Shqipëri, taksa e fitimit u ishte dyfishuar, taksat e tjera po ashtu ishin rritur, e vetmja gjë që s’ishte prekur ishte nisma 1 euro. Megjithatë fakti që rivlerësoi nismën tonë merret si një lloj kërkesë ndjese ndaj nesh për arritjet që kemi pasur.INSTAT të tërheqë sharjet dhe përbaltjet ndaj INSTAT të drejtuar nga NurjaINSTAT do ketë bërë punë heroike për të minimizuar shifrat. Sot e kuptoj pse ka pasur akuza monstruoze ndaj INSTAT të qeverisur aq profesionalisht nga zonja. Nurja dhe e mbështetur nga ekspertiza e FMN sepse në mendje kishin skemat dhe manipulimet që kanë filluar të aplikojnë sot. Megjithatë rritjen e ekonomike, rritjen e eksporteve nuk e zhdukën dot. Të flasësh për tremujorin e tretë, fill pas zgjedhjeve ku vazhdon qeverisja nga qeveria që duhet të largohet nuk është domethënëse dhe nuk thotë asgjë. Pas pak muajsh bëhet një vit dhe të fillojnë krahasimet nga janari i këtij viti që gjithë treguesit i kanë të përkeqësuar. INSTAT në mënyrë profesionale të tregojë se çfarë ka gjetur dhe mbi çfarë bazash është punuar dhe të tërheqë të gjithë sharjet dhe përbaltjet që i ka bërë institucionit që tani drejtohet nga një përfaqësues i mazhorancës.