Italia kap 14 mln euro drogë shqiptare,1350 kg droge nga Durrësi në Bari, VIDEO e operacionit
Trafiku i narkotikëve drejt shtetit fqinj Italisë nuk ka të ndaluar. Roja e Financës dhe autoritete të doganës italiane në Bari,kanë sekustruar gjatë ditës së sotme plot 1350 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, ndërsa kanë vënë në pranga një 55-vjeçar shqiptar.Zbulimi i lëndës narkotike u bë e mundur edhe në sajë të një informacioni të kolegëve finacierë të vendosur në Durrës, çfarë çoi dhe në kontrollin e imtësishëm të mjetit.Sasia e kanabisit e ambalazhuar në 1200 pako u kap në një kamion dhe ishte futur në arka druri poshtë një ngarkese me produkte çimentoje, që shërbente si ngarkesë e ligjshme për të maskuar drogën.
( Në foto: droga e sekuestruar nga autoritetet e policisë italiane në portin e Barit)Financierët theksojnë se kjo është ngarkesa më e madhe me kanabis e kapur në Portin e Barit këto 7 vitet e fundit. Vlera e saj me çmimin e shitjes me pakicë shkon në 14 milion euro.Pas ndalimit të 55-vjeçarit shqiptar,drejtues i kamionit ku u gjet droga, autoritetet policore italiane po hetojnë intensivisht për të zbuluar anëtarët e organizatës kriminale, që ka aftësi të “eksportojë” nga Shqipëria të tillë sasi droge.