Berisha: Plasi droga! Çfarë fshihet pas heshtjes së Mimit?

Çfarë fshihet pas heshjtes së Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës? Këtë pyetje shtron sot ish-kryeministri, Sali Berisha, në faqen e tij zyrtare në facebook.Duke kaluar në lupë të gjithë dinamikën e ngjarjes që prej seancës së fundit parlamentare, ku edhe ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Arben Imami lëshoi dhe akuzën bombë, Berisha thekson se Ministri i Brendshëm është n dijeni të kësaj veprimtarie, ndërsa aludon për lidhje të vëllait të Kryeministrit me rrjetet kolumbiane të narkotikëve.Reagimi i plotë në fbTe dashur miq, ish-Ministri i Mbrojtjes Imami akuzoi në Parlament Edi Ramen se po perdor bazat ushtarake si baza te trafikut dhe transportit te droges dhe la te kuptohej se opozita dispononte per kete prova te pakundershtueshme. Por mendoj se proven me te madhe aty per aty e paraqiti znj. Kodheli, e cila e zbehur dhe plot djerse te ftohta nuk mohoi dot akuzen dhe preferoi te pergjigjet per probleme te tjera, por heshti si fije bari per akuzen bombe te z. Imami.Me heshtjen, qe fliste me shume se çdo fjale, znj. Kodheli pohoi vertetesine e akuzes dhe kerkoi qe asaj ti pergjigjej zoti Rama, i cili beri sikur nuk ishte thene asgje. Gojet e liga thone se vellaçko Olsi ka miq te forte kolumbiane. Por edhe Tahiri di çdo gje. Nga stafi i znj. Kodheli mesohet se Rama te nesermen, per te shmangur paraqitjen e Mimit ne Komisionin e Sigurise per kete megaskandal te padegjuar, urdheroi ministren ti kerkoje Prokurorise per te nisur hetimin per akuzen e z. Imami.Uroj qe Prokuroria te nise hetimin per Ramen dhe ata qe kerkojne ti shpetojne transparences parlamentare dhe qe kane perdorur bazat e ushtrise shqiptare per trafik te drogave te forta!!