UFO në qiellin londinez? Një unazë e zezë habit ekspertët e motit VIDEO

Shfaqja e një unaze të zezë në qiell ka suprizuar, por dhe habitur njëkohësisht ekspertët e motit në qytetin e Leamington Spa të Anglisë.Zbuluesja e unazës ishte Georgina Heap,  vajza e cila ndërsa luante tenis me mamanë e saj Jo Heap, pa unazën e zezë misterioze në qiell. Ajo e fotografoi unazën me telefonin iphone të saj, por asnjë nuk mund të jap shpjegim për këtë shenjë të zezë.Unaza qëndroi në qiell për 3 minuta përpara se të zhdukej e gjitha. Nick Papa, ekpsert për UFO-t dhe një këshilltar i mëparshëm i qeverisë mbi fenomene të pashpjegueshme, tha se beson se rrethi mund të jetë "organik"."Ky është një imazh vërtet i çudtishëm. Duket si një unazë e formuar nga tymi, por nuk mund ta shoh se nga mund të ketë ardhur"- tha ai.Disa alternativa janë që unaza mund të jetë krijuar nga disa lloj dukurish të pazakonta meteorologjike.