Durrës, nëna gjen 13-vjeçarin të vetëvarur në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2014, 20:18
Një i mitur është gjetur i vetëvarur nga nëna e tij në orët e vona të pasdites së sotme.Ngjarja e rëndë ndodhi në sektorin Rinia në Durrës, dhe fëmija është gjetur i vetëvarur me litar në një nga dhomat e banesës së tij.Ka qenë e ëma që ka gjetur të birin të pajetë teksa është kthyer në shtëpi, ndërkohë i ati punon në Greqi.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë mbi ngjarjen.Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që e kanë çuar të miturin në vetëflijim, ndërsa pritet që pas marrjes së dëshmive nga prindërit dhe të afërmit e viktimës të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë.Fëmija gjatë pasdites ka qenë duke lozur me shokët e tij. Policia e Durrësit heton pistën e vetëvrasjes.