Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten me grupe radikale VIDEO

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Tracey Ann Jacobson deklaron se kosovarët po radhiten me grupe radikale në Siri. Në një intervistë për Evropa e lirë Jacobson thotë se kjo është diçja për të cilën duhet të brengosemi të gjithë.“Mendoj se kjo është diçka për të cilën duhet të brengosemi të gjithë. Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, po ashtu këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siri duke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie.”Pjesë nga intervista e Jacobson për evropa e lirëPo thoni që duhet të brengosemi. Çka do të thotë kjo? Që ata po kthehen si terroristë? A mund të themi kështu?Mendoj se i kemi parë dy persona, të cilët kanë kryer vepra terroriste, që pohohet se kanë kryer vepra terroriste. Pra, kjo është shenjë e qartë. Kështu qëndron puna edhe në vendet tjera në Evropë. Do të them se nga shumica e bisedimeve të mia me kosovarët e shoh se ata janë shumë krenarë me faktin se kanë një formë të fesë islame tolerante që e respekton shumë-llojshmërinë, ku njerëzit jetojnë së bashku, ku askush nuk mundohet t’ia imponojë dikujt tjetër pikëpamjet e tij/saj.Unë flas me shumë kosovarë, të cilët janë të shqetësuar nga rritja e kësaj forme më ekstreme të islamit. Shumica e kosovarëve nuk e duan këtë gjë. Ata duan ta shohin zhvillimin e një shoqërie shumë-kulturore, shumë-etnike dhe shumë-fetare që bazohet në respektin e dyanshëm. Këtë e dëgjoj nga populli i Kosovës. Këtë e dëgjoj edhe nga qeveria e Kosovës me vite të tëra dhe natyrisht, dhe ne sigurisht e përkrahim këtë gjë.Çka mendoni për Bashkësinë Islame të Kosovës? A po e bën punën e vet siç duhet? Shumë njerëz po thonë se Bashkësia Islame nuk po e kryen punën si duhet sepse siç duket gjithçka fillon nga imamët, të cilët predikojnë në xhami. Mund ta kem gabim, por...E kam dëgjuar këtë dhe kemi lexuar për këtë nëpër gazeta. Nuk është puna ime si ambasadore amerikane që ta gjykoj cilindo institucion, përfshirë edhe Bashkësinë Islame. Por, i kam dëgjuar disa prej fjalimeve nga disa prej imamëve, të cilët janë mjaft brengosës, e mund të them që disa prej tyre përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj grave. Kjo nuk është një gjë e cila ka vend, në demokracinë e shekullit XXI.Prandaj, mendoj se kjo është diçka për të cilën vetë kosovarët duhet ta ngrejnë zërin. Nuk është aq me rëndësi se çka mendon ambasadorja amerikane. Rëndësi ka çka mendojnë kosovarët. Rëndësi ka se çfarë shoqërie vetë kosovarët e duan; çfarë lloji të fesë dëshirojnë të kenë, si dhe çfarë marrëdhënie ndërmjet fesë dhe shtetit sekular dëshirojnë të kenë. Po ashtu, mendoj se kosovarët do të mund ta ngrejnë zërin pak më shumë rreth këtyre çështjeve.Pra, ju mendoni se nuk po e ngrejnë zërin mjaftueshëm? Apo nuk po e thoni këtë?Mendoj se kam dëgjuar mjaft veta që i kanë shprehur shqetësimet e tyre te unë, te ambasada amerikane apo tek ndërkombëtarët e tjerë, por që nuk i kanë shprehur ato në të njëjtën mënyrë në shoqërinë më të gjerë.A mendoni se Kosova mund ta humbasë vlerën e saj më të çmuar të paqes dhe tolerancën ndërfetare që e ka pasur për aq shumë kohë?Shpresoj që shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin sekular, që përkrah shumëllojshmërinë fetare, që përkrah respektin e dyanshëm, ta ngrejë zërin dhe që pastaj këta zëra të jenë ata që do ta trasojnë rrugën drejt të ardhmes.Si bashkëpunojnë qeveria e SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës rreth kësaj çështjeje?Kemi forma të ndryshme të bashkëpunimit. Për shembull, sa i përket aspektit të zbatimit të ligjit, kemi program shumë të gjerë të bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit, që përfshin Departamentin e Drejtësisë, ICITAP-in, si dhe punojmë edhe me policinë. Po ashtu këtu kemi edhe Departamentin e Thesarit, përfaqësuesit e të cilët punojnë në krimet ekonomike dhe ngritjen e aftësive për gjurmimin e rrjedhave financiare. Po ashtu, kemi mundësuar edhe shumë trajnime të hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, në këtë fushë.Kurse, në aspekt më të gjerë, e përmenda zhvillimin ekonomik, edukimin, qeverisjen e mirë. Kemi programe të shumta në të gjitha këto fusha, duke përfshirë edhe disa programe të reja që do të mundësohen këtë vit për të dërguar më shumë njerëz në SHBA, si për shembull për t’u shkolluar, apo për të mësuar rreth mënyrave se si të ketë përafrim më të mirë me komunitetet pakicë, apo për ta forcuar mënyrën e qeverisjes më përfshirëse në nivelin lokal dhe qendror, që është gjithëpërfshirëse. Pra, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë përmes të gjithë këtyre mekanizmave.