Messi, gati rikthimi në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2012, 12:29
Edhe sot katalanasja "Sport" faqen e saj të parë ia kushton dëmtimit të Lionel Messi në mesjavë përballë Benfikës në Champions League. Pas frikës për një dëmtim serioz, i cili do ta mbante gjatë fushave të blerta, rikthehet buzëqeshja.Ylli argjentinas do me çdo kusht të jetë në fushë në ndeshjen e fundjavës në La Liga përballë Betis Sevilla për të kërkuar të thyejë rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller.