Vijon akisioni i INUK në jug të vendit, shemben 8 objekte në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik që po zhvillohet në jug të vendit është finalizuar me shembjen e 8 objekteve në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër.Pas verifikimeve te kryera nga ky Inspektoriat, ka rezultuar se objektet ishin ndërtuar pa lejen përkatëse, ndërkohë që binin ndesh me sigurinë në rrugë, duke penguar pamjen për drejtuesit e automjeteve.Shembja e tyre nuk ka shënuar konfrontime me pronarët, ndërkohë që aksioni do të vazhdojë deri në hyrje të Gjirokastrës.Disa prej objekteve të cilat u shemben ishin ndërtuar në kthesën pranë vendit të quajtur Ura e Leklit, vend në të cilin janë shënuar me dhjetra aksidente automobilistike, shumë prej tyre me pasoja fatale për jetën e qytetarëve.Ky aksion është vazhdimësi e ndërhyrjes përgjatë aksit Levan-Tepelenë, i cili ka filluar para disa ditësh dhe deri tani janë shembur 80 objekte.