Australi, kampioni i botës bën sërf me peshkaqenin afër VIDEO

Legjenda e sërfit Kelly Slater ka filmuar veten e tij duke zbritur një dallgë në perëndim të Australisë afër një peshkaqeni të bardhë që ndodhej pranë tij. 11 herë kampioni i botës është parë duke bërë sërf afër lumit Margaret, kur një krijesë misterioze shfaqet në dallgë. Videoja është kapur nga një kamer GoPro për konkursin Drug Aware Pro Challenge, i cili fituesi me klipin më të mirë shpërblehet 10 mijë paund.Disa njerëz mendojnë se krijesa misterioze është thjesht një peshk, jo një peshkaqen i bardhë ashtu siç është deklaruar, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është vetëm një marifet që ka bërë në video Kelly për të fituar konkursin. Kelly Slater, 42 vjeç është një legjend në këtë sport, duke u kurorëzuar 11 herë kampion i ASP World Tour duke përfshirë dhe 5 tituj rradhazi në 1994-98.