Ukraina,përpjekje për të ruajtur kontrollin në lindje të vendit
Qeveria e Ukrainës po lufton për të ruajtur kontrollin në qytetet kryesore në pjesën lindore pro - ruse, ndërkohë që protestuesit pushtuan ndërtesat qeveritare dhe po kërkojnë bashkimin me Rusinë.Autoritetet thonë se janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dje të paktën 60 protestuesë u arrestuan në Kharkiv, ndërsa protestuesit pro - rusë po mbajnë nën kontroll ndërtesat qeveritare në Donetsk që ata i pushtuan të dielën.Zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se protestuesit në Luhansk kanë rrethuar një ndërtesë me eksplozivë dhe po mbajnë peng 60 njerëz.Në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry akuzoi agjentët rusë dhe forcat speciale ruse për nxitjen e trazirave në rajonet separatiste të Ukrainës lindore. Ai i quajti veprimet ruse "një pretekst për ndërhyrje ushtarake ashtu siç ndodhi në Krime".Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë muajin e kaluar pas një referendumi që u mbajt pas pushtimit të rajonit nga trupat ruse.