Ndërtimi i aeroportit në jug të vendit, Këshilli bashkiak kërkon ndërtimin në Gjirokastër VIDEO
Planifikimi i qeversise shqiptare per ndertimin e nje aeroporti ne jug te vendit, ka terhequr serish vemendjen e drejtuesve te pushtetit vendor ne Gjirokaster, te cilet kane kerkuar qe ai te ndertohet pikerisht ne kete qytet.Gjate mbledhjes se Keshillit bashkiak, anetaret e tij dhe kryetari i Bashkise, Flamur Bime, i kane kerkuar kryeministrit Rama qe ky investim gjigand i cili duket se eshte prane konkretizimit te tij te behet ne qytetin muze.Sipas Bimes, Gjirokastra disponon mundesite per ndertimin e nje vepre te tille, e cila do te perkthehej ne me shume te ardhura per kete kryeqender te jugut, e cila eshte pike kyçe lidhese ne trekendeshin e UNESCO-s Butrint-Gjirokaster-Berat, por de lehtesonte ndjeshem edhe levizjen e shume emigranteve qe jetojne ne shtetin grek.Kjo kerkese ka gjetur edhe mbeshtetjen e keshilltareve te djathte,ku sipas Bexhet Çobanit, ndertimi i aeroportit eshte i domosdoshem per nje qytet si Gjirokastra.Gjate mbledhjes se Keshillit bashkiak eshte miratuar edhe ulja me 75 % e taksave ne kompleksin muzeal " Qafa e Pazarit ", nderkohe qe i kerkon Kryeministrit dhe qeverise shqiptare ta çlirojne nga te gjitha detyrimet financiare kete zone.Me miratimin e uljes se tarifave, sot nje biznes duhet te paguaje vetem 3000 leke te reja nga 11 000 leke te reja qe paguante me pare.