Liruan Gjin Nikën, Tahiri, Nishanit: Shqyrto vendimin e gjyqtarëve të Apelit VIDEO

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i kërkon Presidentit të Republikës, Bujar Nishani si kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë vendimin e gjykatës së Apelit, i cili la të lirë Gjin Nikën.Ky i fundit, i dyshuar dhe si vrasës me pagesë u ekzekutua mbrëmjen e 2 prillit së bashku me shokun e tij, Fabio Xhunga.Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit të Republikës për të nxitur KLD-në të marrë në shqyrtim vendimet e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj.“Vendimi i Apelit ishte një parathënie e një atentati mafioz që shkaktoi dy të vrarë. Vendime të tilla cënojne rëndë pritshmërinë për drejtësi dhe siguri”, thuhet në letrën që ministri Tahiri i ka dërguar sot Presidentit Nishani.Tahiri i shpreh presidentit Nishani shqetësimin për pasojat që po krijojnë disa vendime të gjykatave.Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Gjin Nikën, nga arrest me burg në arrest shtëpie.Arrestimi Gjin Nikës i ezkekutuar në urën e Tapizës së bashku me mikun e tij Fabio Xhunga, mbrëmjen e 3 prillit u bë më 21 janar të këtij viti nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gentjan Kacaj më 8 prill 2013 në Tiranë si dhe vrasjes së datës 17 janar të këtij viti në Tiranë të shtetasit Hasan Talja. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Por ky vendim u anulua nga Apeli i cili ndryshoi masën e sigurisë në detyrim paraqitje.Për gjykatën e Apelit ky ndryshim i masës së sigurisë bëhej pasi nuk kishte prova për akuzat e ngritur ndaj Gjin Nikës.Deklarata e plote e Ministrisë së BrendshmeMinistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është drejtuar sërish me një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që shkaktojnë disa vendime të Gjykatave, “të cilat në mos absurde, mbartin me vete një shkallë të lartë papërgjegjshmërie”.Reagimi i Ministrit Tahiri vjen pas ngjarjes së tre ditëve më parë, ku u ekzekutuan dy shtetas, njëri prej të cilëve me precedentë të rëndë krimialë dhe i liruar nga burgu me një vendim gjyqësor të pak kohëve më parë.“Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim nr.215, datë 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1-22 dhe 278/2 të Kodit Penal”, shkruan Ministri Tahiri në letrën për Presidentin.Sipas tij megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, Gjykata e Apelit nuk i mori parasysh dëshmitë e shtetasve të dëmtuar nga Gjin Nika, por mori vendim për ta liruar nga burgu këtë shtetas.“Shtetasi Gjin Nika, së bashku me një shtetas tjetër, u vranë në një atentat mafioz para tre ditësh , duke e shndërruar vendimin e Gjykatës së Apelit, që e la të lirë, në parathënien e një atentati që shkaktoi dy të vrarë, gjë që nuk do të ndodhte në rast se vendimi i Gjykatës së Apelit do e linte në Burg”, shprehet ministri i Punëve të Brendshme.Ministri i Punëve të Brendshme kërkon ndërhyrjen e Presidentit të Republikës për të nxitur KLD-në të marrë në shqyrtim vendimet e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, për të ndërtuar bashkërisht presionin institucional dhe publik që do ndalojë të tilla fenomene që cenojnë rëndë shtetin ligjor, drejtësinë dhe vështirësojnë punën e përditshme të Policisë së Shtetit duke kërcënuar rëndë rendin dhe sigurinë publike.PD: Tahiri, ministri më i dështuar, alibi për krimin duke fajësuar gjykatatApeli e liroi, Gjykata e Lartë: Prokuroria bëri rekursI dyshuar kryesor i vrasjes Gentjan Kaçaj